Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kupa e Shqipërisë, Tirana dhe Partizani zbresin sot në fushë

Nga A2 CNN
12 Tetor 2022, 08:06 | Futboll
Kupa e Shqipërisë, Tirana dhe Partizani zbresin sot në fushë

Sot do të luhen ndeshjet e tjera të Kupës së Shqipërisë, ku në fushë do të zbresin dhe skuadrat e mëdha të Kategorisë Superiore.

Partizani, pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë, do të kërkojë të bëjë detyrën në Elbasan, ndaj Orikut.

Nga ana tjetër, Tirana duket që e ka të siguruar kalimin më tej përballë Veleçikut, që pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë dhe për këtë tekniku Orges Shehi do t’i japë mundësi lojtarëve që kanë luajtur më pak.

Vllaznia ka një detyrë të vështirë përballë Flamurtarit, pasi vlonjatët i përmbysën 2-1 në sfidën e parë.

Në ndeshjet e tjera, Skënderbeu përballet me Maliqin, Kukësi-Labëria dhe Erzeni- Turbina.

A2 CNN Livestream

Dita jonë