Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Reforma territoriale ka dështuar”, Mziu: 60 bashki kanë të njëjtin ritëm të ardhurash si para 8 viteve

Nga A2 CNN
12 Tetor 2022, 21:59 | Ekonomi
“Reforma territoriale ka dështuar”, Mziu: 60 bashki kanë

Ndarja territoriale, me më shumë apo më pak bashki se 61 ekzistuese, është shndërruar në një ndër çështjet më të debatuara të aktualitetit politik, por edhe mes ekspertëve, teksa jemi në prag të zgjedhjeve vendore të radhës. Sërish diskutohet numri i bashkive, si në vitin 2015, ku nga 373 njësi vendore, pjesa më e madhe komuna, u shkrinë në 61 bashki të mëdha. Një reformë e re teksa nuk kemi një analizë zyrtare sesi ka rezultuar e vjetra, ndonëse është vetëm 6 vjeç dhe jo aq e vjetër. A u arritën dy objektivat e mëdha: decentralizimi financiar i bashkive dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët?

Për të folur për këtë çështje ishte i ftuar në A2 Business, Xhelal Mziu, deputet i PD. Ai u shpreh se reforma territoriale ka dështuar dhe këtu jep edhe arsyet e tij për këtë.

“Reforma territoriale nuk kishte asnjë lloj argumenti për zvogëlimin e njësive vendore. Ne edhe kur kishim 373 njësi ishim poshtë mesatares së vendeve të BE. Nuk është e vërtetë që të ardhurat janë rritur. Rritja e të ardhurave të bashkive ka ardhur kryesisht për shkak të rritjes së tarifës, për shkak të rritjes së taksave, që nuk kanë një limit. Një tjetër instrument, 55% të të ardhurave të bashkive e ka bashkia e Tiranës. 60 bashki kanë të njëjtin ritëm të ardhurash si para vitit 2015. Në këto kushte, së pari, jo vetëm që nuk u realizua objektivi për më pak fond pagash, por është përkeqësuar”, tha Mziu.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani