Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Shqiptarët, “të refuzuarit” e mëdhenj të Europës

Nga A2 CNN
12 Tetor 2022, 15:26 | Aktualitet

Shqiptarët janë populli më i “padëshiruar” nga Bashkimi Europian, kjo në raport me numrin e lartë të atyre që përpiqen të emigrojnë në shtetet e “Bllokut".  Të dhënat nga Organizata Europiane e Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX tregojnë se emigrantët nga Shqipëria kryesojnë listën e të kthyerve me forcë me mbi 5 mijë raste duke u ndjekur nga Tunizia, Gjeorgjia, Maroku e Turqia.

Gjithashtu, shqiptarët renditen të shtatët në botë për numrin më të lartë të emigrantëve që qëndrojnë në mënyrë të parregullt në një nga vendet e “unionit”.

Të dhënat e FRONTEX tregojnë se numri i emigrantëve të parregullt nga Shqipëria që kërkojnë një strehë në vendet e Bashkimit Europian ka ardhur duke u rritur, duke arritur në gati 26 mijë vitin e shkuar.

Në vitin 2021, Bashkimi Europian raportoi rreth 200 mijë kalime të paligjshme kufitare në shtetet anëtare. Kjo sipas Raportit të FRONTEX ishte më e larta e regjistruar që nga viti 2017.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani