Koronavirusi në Shqipëri, 285 raste aktive në të gjithë vendin, 2 të shtruar në spital

Publikuar më: 13/10/2022, ora 20:40
Koronavirusi ne shqiperi 1024x576 1

Koronavirusi në Shqipëri, 285 raste aktive në të gjithë vendin, 2 të shtruar në spital

Publikuar më: 13/10/2022, ora 20:40

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët janë kryer 542 testime nga të cilat 24 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 542 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 24 qytetarë, në këto bashki:

 11 në Tiranë,  nga 2 qytetarë në Fier, Sarandë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Kurbin, Divjakë, Vlorë, Selenicë, Himarë, Tepelenë.

Janë 285 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,557 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Tetor 2022)

Raste të reja ditore                24

Të shëruar në 24 orë             32

Të shtruar në spitale             2

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     542

Testime totale                   1,988,750

Raste pozitive                      331,433

Raste të shëruara                  327,557

Raste Aktive                             285

Humbje jete                              3,591

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    197

Elbasan                   23

Fier                           18

Gjirokastër                15

Vlorë                         11

Shkodër                 7

Durrës                     7

Berat                           5

Lezhë                        2

Kukës                          2

Dibër                           1

Korçë                         1