Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Moskokëçarës drejt vdekjes, momenti kur ushtarët rus shkelin minat, makina hidhet në erë

Nga A2 CNN
13 Tetor 2022, 15:05 | Aktualitet

Një makinë e rëndë ushtarake e ushtrisë ruse u filmua teksa shpërthen pasi shoferi i saj në mënyrë të pashpjegueshme shkel mbi minat e vendosura në mes të rrugës. Video tragjike është komentuar gjerësisht si një provë e pastër e paaftësisë së forcave të Putinit. Video tregon momentin kur mjeti, MT-LB, ecën në rrugën rurale dhe duket se nuk e kupton fare çfarë ka përpara. Sapo prej minat, mjeti shpërthen në flakë.

Ish-ushtaraku amerikan, Mark Hertling, tha për “Daily Mail” pasi pa videon: “Minat kundër mjeteve të rënda zakonisht janë të fshehura nën tokë. Por nëse i sheh, duhet t’i shmangësh. Kjo përforcon idenë se trupat ruse nuk janë të trajnuara si duhet”. Mjeti në fjalë është një amfib sovjetik që përdoret nga ushtria që në vitet 1950. Mund të mbajë deri në 11 persona dhe 2000 kilogramë peshë, por nuk dihet sa ushtarë ishin brenda tij.

Për shkak të humbjeve të shumta Putin ka thërritur deri në 300 mijë rezervistë, por vetë ai pranoi më vonë se janë bërë gabime në këtë operacion, pasi janë marrë në ushtri njerëz që nuk duhet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë