Fantashkenca bëhet realitet në Dubai, makinat tashmë fluturojnë

Publikuar më: 14/10/2022, ora 18:32

Fantashkenca bëhet realitet në Dubai, makinat tashmë fluturojnë

Publikuar më: 14/10/2022, ora 18:32

Një risi që do të ndryshojë historinë, është bërë realitet në Dubai. Makina fluturuese VTOL X2, e prodhuar nga kompania kineze XPeng, realizoi fluturimin e saj të parë publik, duke shënuar një epokë te re të transportit modern.

Fluturimi testues zgjati rreth 90 sekonda dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithë të ftuarve dhe medieve botërore.

Prodhuesi e përshkroi këtë risi si një bazë e rëndësishme për gjeneratën e ardhshme te makinave fluturuese, kjo edhe për shkak të natyrës “eco-friendly” që ka mjeti.

Me emetime zero të dioksidit të karbonit, makina futuristike me dy vende, përfaqëson gjeneratën e fundit të makinave fluturuese për prodhuesin kinez te automjeteve elektrike dhe është e pajisur me një sistem inteligjent kontrolli fluturimi.

Jo vetëm kaq, por VTOL X2 ka edhe një sistem automat specifik në rast rreziku, e cila e bën këtë makinë të pazakontë, edhe më të sigurt.