Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kredi në lek apo euro? Si të leverdis më mirë të marrësh kredinë për të blerë shtëpi?

Nga A2 CNN
14 Tetor 2022, 17:12 | Ekonomi

Në euro apo lek? Është kjo një nga mëdyshjet në të cilat gjenden shpesh ata që planifikojnë të marrin një kredi për të blerë shtëpi.

Llogaria në parim është kjo: nëse apartamenti të kushton 75 mijë euro dhe banka të financon deri në 70 për qind të shumës, ti do marrësh 52,500 euro. Me kursin aktual të këmbimit kjo shumë do ishte 6.1 milionë lekë. Nëse kredia merret në valutën europiane, norma e interesit do të ishte 2.85 për qind, kurse në monedhën kombëtare, 4.14 për qind.

Në fund të 20 viteve, nëse kredinë e ke marrë në euro me kursin aktual të këmbimit, do të kursesh mbi 900 e 50 mijë lekë.

Leverdia më e madhe e një kredie në euro është pikërisht tani që jemi në kushte krize.

Ndryshimi i normave bazë të interesit nga Bankat Qendrore që ndikon drejtpërdrejtë te kursi i këmbimit, sidomos muajt e fundit po prish ekuilibrat e llogarive edhe të atyre që kanë marrë tashmë një kredi.

Ndërkohë qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë po i marrin në euro kreditë. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në harkun e muajve janar-shtator bankat dhanë 661 milionë euro hua në monedhën europiane, niveli më i lartë në të paktën 5 vitet e fundit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë