Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Rusia tregon momentin kur nis “Lufta e Tretë Botërore”

Nga A2 CNN
14 Tetor 2022, 14:33 | Bota
Rusia tregon momentin kur nis “Lufta e Tretë Botërore”

Lufta në Ukrainë është intensifikuar ditët e fundit. Rusia i është përgjigjur përparimit të suksesshëm të Ukrainës në lindje dhe jug të vendit me bombardime në qytetet kryesore të vendit, si në kryeqytetin Kiev, duke sulmuar infrastrukturën dhe popullsinë civile, duke lënë shumë komuna pa energji elektrike.

Ndërkohë, Putini kërcënon me përdorimin e armëve bërthamore, Perëndimi e paralajmëron për përdorimin e tyre dhe Bjellorusia konfirmon hyrjen e saj në luftë. Gjithnjë e më shumë aktorë po përfshihen në konflikt.

https://a2news.com/2022/10/14/paralajmerimi-i-borrell-per-rusine-nese-perdor-arme-berthamore/

Zv/sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Aleksandër Venediktov, në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve TASS, ka theksuar se nëse Ukraina hyn në NATO, do të ketë “një përshkallëzim të garantuar deri në Luftën e Tretë Botërore”. Zyrtari i lartë rus shtoi se pavarësisht se Aleanca Atlantike thotë se nuk është e përfshirë në konflikt, "veprimet e kryera nga vendet perëndimore tregojnë se ato janë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në konflikt".

Në të njëjtën mënyrë, ka folur edhe Bjellorusia, e cila ka qenë aleate e Rusisë në konfliktin e saj me Ukrainën. Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, ka dhënë paralajmërimin e mëposhtëm për rrezikun e rritjes së përshkallëzimit të tensioneve në Ukrainë: “Rreziku i fillimit të një Lufte të Tretë Botërore, në të cilën nuk do të kishte fitues, është i papranueshëm. Gjërat duhet të mendohen duke pasur parasysh se situata është përkeqësuar në mënyrë katastrofike jo vetëm në Evropë, por globalisht”.

https://a2news.com/2022/10/10/bjellorusia-perfshihet-ne-lufte-lukashenko-krijojme-grupe-ushtarake-te-perbashketa-me-mosken/

Sipas informacionit të ofruar nga agjencia e lajmeve BelTA dhe të publikuara nga “Europa Press”, Lukashenko bëri thirrje për garantimin e “formateve më të favorshme për tregtinë dhe investimet”, si dhe për punë të përbashkët midis të gjitha vendeve për të zgjidhur çështjet e ndryshme që prekin të gjithë aspektet, të tilla si furnizimi me ushqim dhe energji.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani