Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Përmbyset autobusi me pasagjerë në Serbi, viktima dhe të plagosur

Nga A2 CNN
16 Tetor 2022, 14:36 | Ballkani

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Serbi, ku një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pranë digës së liqenit të Rovnit, në juglindje të Valjevës.

Mediat serbe raportojnë se një person ka mbetur i vdekur dhe 17 të tjerë janë plagosur, por ka gjasa që numri i viktimave të rritet.

Minibusi ka dalë nga rruga duka shkatërruar barrierat anësore dhe duke përfunduar 50 metra në greminë.

Nga të dhënat e para mësohet se autobusi është përmbysur në greminë, kur shoferi ka dalë nga automjeti dhe nuk ka vendosur frenat e dorës.

Zjarrfikësit po punojnë për nxjerrjen e të lënduarve, ndërsa në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë