Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Më e keqja s'ka ardhur ende”, BB këshillon qeverinë të rrisë mbështetjen për më të varfrit

Nga A2 CNN
17 Tetor 2022, 16:44 | Ekonomi
“Më e keqja s'ka ardhur ende”, BB këshillon

Edhe pse në kushte më të shtrënguara, qeveria duhet të rrisë më tej ndihmat sociale për shtresat në nevojë. Teksa thotë se më e keqja nuk ka ardhur ende, Banka Botërore i sugjeron qeverisë që të mbrojë më të dobëtit.

“Më e keqja nuk ka ardhur ende, ndaj mbroni më të dobëtit”. Është ky paralajmërimi që vjen nga Banka Botërore në një studim ku parashikohet një e ardhme e zymtë si pasojë e çmimeve të larta. 

“Shtrenjtë sa të duash, vetëm të hamë bukën thatë, çmimet kanë shkuar ku s’durohet. Janë rritur në mënyrë të ndjeshme” thonë qytetarët.

Në këto kushte rritja e mbështetjes sociale ndaj të varfërve është kërkesa e Banka Botërore ndaj qeverisë.

“Është koha të mbështesim grupet vulnerabël dhe individët që kanë nevojë për ndihmë ekonomike”, thotë ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi.

Sipas parashikimeve, rritja e çmimeve do të zgjerojë edhe më tej varfërinë në vend, ndërsa shtresa e mesme po kërcënohet seriozisht.

“Normale që ka rënë fuqia blerëse, është rritur niveli i varfërisë, unë mendoj që për 2-3 muaj do të rritet më tepër niveli i varfërisë duke qenë se shpenzimet për energjinë elektrike do të rëndojnë ën buxhetin e familjeve shqiptare”, thotë ekspertja.

Pesimizmi për situatën ekonomike në Shqipëri ka arritur nivelet më të larta në muajin shtator, për këtë vit. Qytetarët po rezervohen edhe më shumë në drejtim të konsumit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani