Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Tirana shpallet kampione në ping pong, Teuta e vajzave nuk njeh rivalë

Nga A2 CNN
17 Tetor 2022, 13:37 | Sporte të tjera
Tirana shpallet kampione në ping pong, Teuta e vajzave nuk njeh rivalë

U zhvillua, këtë të diel, kampionati kombëtar në ping pong, ku Tirana u shpall kampione për meshkuj dhe Teuta për femra.

Bardheblutë, nën drejtimin e Jonuz Tufës, mundën çdo kundërshtar duke u shpallur kampion për të rritur.

Ndeshja me më shumë rivalitet ishte ajo mes Kejdi Kalajës dhe Dorjan Tapias nga Elbasani, mirëpo tiransi u tregua më i saktë dhe siguroi suksesin e bardhebluve.

Në vendin e dytë doli skuadra e Elbasanit që la pas Tomorrin.

Në këtë mënyrë, Tirana rikthehet në fron pas 4 vitesh mungesë pasi për herë të fundit kryeqytetasit  e fituan në vitin 2018.

Sa i përket kategorisë së vajzave, Teuta vijon të mos njohë rivalë. Për të nëntin vit radhazi, vajzat e detit u shpallën kampione të Shqipërisë, ndërsa ambiciet e tyre tani janë në kampionatet e Europës. Në podium u ngjitën dhe Tomorri në vendin e dytë dhe Elbasani në vendin e tretë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë