Muzeu i së ardhmes, roboti humanoid josh vizitorët në Dubai

Publikuar më: 18/10/2022, ora 16:01

Muzeu i së ardhmes, roboti humanoid josh vizitorët në Dubai

Publikuar më: 18/10/2022, ora 16:01

Teksa vizitorët ecin në Muzeun e së Ardhmes në Dubai, përshëndeten me ndonjë shaka e buzëqeshje me një pjesëtar të pazakontë të stafit, Ameca, një robot humanoid. I krijuar nga kompania e quajtur Artet Inxhinierike, roboti ka fytyrë dhe trup të ngjashëm me ato të njerëzve, mund të ndjekë lëvizjet në dhomë dhe ka teknologji të njohjes së fytyrës.

Gjithashtu, Ameca mund të ndërveprojë me vizitorët duke ju përgjigjur pyetjeve lidhur me muzeun.

“Ky robot është shumë unik pasi përdor inteligjencën artificiale për të kuptuar pyetjet e njerëzve dhe për t’iu përgjigjur atyre. Mënyra se si ndjek një person dhe se si e sheh atë është shumë e veçantë dhe ne jemi shumë të gëzuar që e kemi Amecën këtu sot”, tha zv.drejtori i Muzeut të së ardhmes Majed Al-Mansoori.

Vizitorët u mblodhën me kureshtje dhe habi rreth robotit duke i bërë pyetje e duke qeshur me shakatë e makinerisë.

“Është e mrekullueshme. Kur i bëj pyetje ajo më përgjigjet duke më parë në sy. I thashë “je shumë e lezetshme” dhe mu përgjigj “edhe ti je i bukur. Duket magjike”, thotë një vizitor.

Muzeu i së ardhmes në Dubai, një godinë 7-katëshe e përuruar më herët gjatë vitit, është 77 metra i lartë…Fasada e tij prej çeliku që nuk ndryshket mbulohet me shkrime arabe, ku ndër të tjera thuhet: “E ardhmja i përket atyre që mund ta imagjinojnë, projektojnë dhe zbatojnë atë”.

Ekspozitat futuriste të muzeut shfaqin projekte të jetës pas një gjysmë shekulli, me qëllimin e projektimit të optimizmit për të ardhmen dhe eksplorimit të limiteve të teknologjisë.