Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Takimi i parë, Paloka dhe Bardhi nisin negociatat për bashkimin e grupimeve në PD

Nga A2 CNN
18 Tetor 2022, 23:21 | Politikë
Takimi i parë, Paloka dhe Bardhi nisin negociatat për bashkimin e

Takimi i parë negociues mes dy grupimeve në PD, për gjetjen e një dakortësie që do të mundësonte daljen në zgjedhje me një kandidat të përbashkët, u zhvillua paraditen e së martës. 

Edi Paloka dhe Gazmend Bardhi evituan si selinë qendrore të PD, që preferohej nga grupimi Berisha, ashtu edhe Kryesinë e Kuvendit, që preferohej nga grupimi Alibeaj. Ngërçi u zgjidh me një opsion të tretë, tipik të shoqërisë sonë: zgjedhja e dyshes negociatore ishte një kafe, larg atyre të bulevardit kryesor të Tiranës, që tërheqin vëmendjen. 

Takimi zgjati për më shumë se 1 orë e 30 minuta, por pa rezultat konkret. Pas bisedës me kolegun e partisë, Paloka u tregua optimist për gjetjen e një formule që do të bashkonte demokratët në zgjedhjet vendore të vitit 2023: “Nuk ka dështuar takimi, është vullneti i përbashkët për të dalë me një kandidat”. 

Por, takimin nuk e la me aq grupimi i Alibeajt, që u takua sërish mbrëmjen e së martës, pas së cilës dhanë detaje dhe propozime të reja. 

“Çdo rrugë e njëanshme që synon imponimin ndaj një pjese demokrate që mendon ndryshe nuk do të ishte zgjidhje për hallin tonë të përbashkët;  sesi do të mundim Ramën”, tha Bardhi.

“Nevoja dhe interesi për të dalë me një kandidat të përbashkët është synim jo vetëm për të dalë me një kandidat, por për të dalë me një kandidat fitues dhe nevojës për t’i dhënë një fund regjimit të Ramës të jetë ai rreth të cilit të mblidhen të gjitha flukset, jo vetëm të demokratëve. Ky ka qenë synimi. Synimi përcakton instrumentin që t’i shërbejë këtij qëllimi. Mënyrat janë pafund që mund të gjenden me dashamirësi e vullnet të mirë”, u shpreh Alibeaj.

Alibeaj dhe Bardhi folën dhe për lënien pas të njëanshmërive të palëve për të shmangur minimin e bashkëpunimit. 


A2 CNN Livestream

Dita jonë