Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Mos dëgjoni ndërkombëtarët”. Biznesi del pro amnistisë, me kusht të luftohet informaliteti

Nga A2 CNN
19 Tetor 2022, 12:44 | Ekonomi
“Mos dëgjoni ndërkombëtarët”. Biznesi del pro

Shoqatat e biznesit duket se kanë ndërruar anë në qëndrimin e tyre për amnistinë fiskale. Në një deklaratë të përbashkët, në emër të sipërmarrjes shqiptare, ata i bëjnë thirrje politikës dhe qeverisë të mos dëgjojnë shqetësimet e ndërkombëtarëve, por të shohin interesin e bizneseve.

“ Nga ana tjetër, jemi të bindur që pas 32 viteve, ekonomi të lirë tregu dhe demokraci, qeveria duhet të interesohet më shumë për mirëqenien e qytetarit dhe sipërmarrjes shqiptare, sesa për opinionin e institucioneve ndërkombëtare, aq më tepër që në shumicën e këtyre vendeve në kohë të ndryshme është implementuar dhe zbatuar amnistia fiskale”, tha Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Bizneset vetë, kush më shumë e kush më pak, shprehen se do të përfitojnë nga amnistia, por kërkohen instrumente, që më pas të luftohet informaliteti. “Jam i bindur që në tërësi, sipërmarrja private, dikush më shumë e dikush më pak, kanë për të deklaruar dhe për të qenë pjesë e amnistisë fiskale. Duhet garantuar sipërmarrja se të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit, në rast të kundërt do të jetë qoka e radhës, që klasa politike ka 32 vjet që e bën me ekonominë shqiptare”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli