Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Nesër protestë kombëtare, pedagogët nuk tërhiqen, i përgjigjen kryeministrit për vetingun ndaj tyre

Nga A2 CNN
19 Tetor 2022, 15:11 | Aktualitet
Nesër protestë kombëtare, pedagogët nuk tërhiqen, i

Pedagogët do të vijojnë protestën, madje pas reagimit që morën nga kryeministri kërkojnë që edhe pedagogët e rretheve ta zhvendosin protestën e tyre në Tiranë, ndërsa presim edhe mbështetje nga studentët e tyre.

Reagimit të kryeministrit për vetting në radhët e pedagogëve, duket se nuk i druhen. Ndërsa e konsideruan reagimin e kryeministrit Rama si shantazh, pedagogët treguan se një formë po shantazhi ka nisur edhe nga ambientet e vetë universiteteve, ndonëse ka dekanë e rektorë që e mbështesin protestën.

Kërkesës për rritje të pagës, dhe përgjigjes së kreut të qeverisë me 7%, ata kanë vendosur t’i përgjigjen me protestë, duke mos e pranuar këtë zgjidhje.

Ndonëse nuk ka kundërshtime në peticion, ka gjithsesi pedagogë që nuk e kanë bojkotuar mësimin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë