Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Putin shpall ligjin e luftës në 4 rajonet e aneksuara

Nga A2 CNN
19 Tetor 2022, 17:00 | Bota
Putin shpall ligjin e luftës në 4 rajonet e aneksuara

Rusia shpall ligjin e luftës në katër rajonet e Ukrainës të aneksuara ilegalisht muajin e kaluar, të cilat tashmë i pretendon si pjesë të Federatës. Në një fjalim televiziv në Këshillin e tij të Sigurisë, Presidenti Vladimir Putin udhëzoi qeverinë të ngrejë një këshill special koordinimi me drejtuesit e këtyre territoreve për të fuqizuar luftën e ushtrisë së tij në Ukrainë.

Shefi i Kremlinit madje nënshkroi dhe një dekret për t’ju dhënë fuqi ekzekutive shtesë liderëve të Zaporizhias, Khersonit, Luhnaksut dhe Donjeckut, siç tha ai, për të garantuar sigurinë e njerëzve, mbrojtjen ndaj terroristëve dhe ruajtjen e rendit publik.

“Bombardimet po vazhdojnë dhe civilët po vriten. Neo-nazistët po përdorin metoda të qarta terroriste, duke sabotuar shërbimet jetike dhe organizuar atentate për vrasje ndaj përfaqësuesve të autoriteteve lokale”, tha Putin.

Kjo lëvizje, që vjen pas thuajse 8 muaj luftë, shënon përshkallëzimin më të fundit të Putinit për të kundërshtuar humbjet e mëdha përballë forcave ukrainase. Në të njëjtën kohë, zyrtarët e instaluar nga Rusia në Kherson, një prej katër rajoneve të aneksuara ilegalisht, kanë nisur operacionet e evakuimit të civilëve me arsyetimin se po i mbrojnë nga ndonjë sulm i egër nga Kievi. 

Sergei Surovikin, gjeneral i ushtrisë së Rusisë, tha: “Situata në Kherson është e vështirë. Armiku po shënjestron qëllimisht infrastrukturën dhe godinat e banimit. Në këto rrethana, prioriteti ynë është të mbrojmë jetën e qytetarëve, prandaj ushtria ruse do të mundësojë evakuimin e sigurt të popullsisë sipas një programi risistemimi që po përgatitet nga qevria ruse”.

Kirill Stremousov, lider i Khersonit i vendosur nga Rusia, u shpreh: “Ju lutem, merrini me shumë seriozitet fjalët e mia. Ju kërkoj të largoheni sa më shpejt të jetë e mundur”.

Siç thuhet, evakuimi do të përfshirjë nga 50 deri në 60 mijë civilë, përgjatë një periudhe 6-ditore. Nëse Rusia do të detyrojë banorët të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas kartës së OKB-së, kjo do të përbënte krim lufte.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani