Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rama nis sulmet personale: Pedagogët drejtohen nga një ish-shiks

Nga A2 CNN
19 Tetor 2022, 17:00 | Politikë
Rama nis sulmet personale: Pedagogët drejtohen nga një ish-shiks

Nga Gjirokastra, ku po vijoi takimet që ngjajnë fort me një fushatë elektorale, kryeministri Rama deklaroi se nuk do të ketë rritje pagash për pedagogët. Përballë përshkallëzimit të protestës, gjuha e kreut të Qeverisë u kthye sulmuese.

“Një figurë e thjeshtë e SHIK-ut, e atij SHIK-ut famëkeq, nuk mund të japi orientim dhe nuk mund të imponohet dot bashkë me një zinxhir foltorexhinjsh që kanë ngatërruar punën që kanë në universitet, me foltoren për turpin e tyre bëjnë protesta për të çuar ujin në mullirin e rublave, e çorbës së rublave e të non-gratave dhe të spiunëve të fshehur 30 vjet. Ta harrojnë se do kenë një rritje tjetër”.

Rama ngulmoi dhe njëherë për miratimin e amnistisë fiskale, ndërsa qëndrimet e ambasadorëve dhe FMN-së ndaj nismës,i krahasoi me ato të Këshillit të Europës për Kosovën. Edhe në këtë rast, pakënaqësia me kritikat e ndërkombëtarëve duket u reflektua te gjuha e përdorur.

ne do ta shtyjmë përpara amnistinë fiskale. Nuk është karshillëk me askënd. Unë i kuptoj shumë mirë, janë mësuar t’i bien shkurt. E patë sa shkurt i kishte rënë Këshilli i Europës?

A e patë sa shkurt i kishte rënë? Trafikim organesh në Shqipëri. Shqipërinë dhe shqiptarët lesh dhe li, me një akuzë që asokohe doli në të gjitha mediat ndërkombëtare, se normale, zuri faqet e para “Heronjtë e luftës, trafikantë organesh njerëzore”. Por ne nuk e mbajmë njëherë dhe nuk do mbajmë më se nuk kemi pse ta mbajmë që të vijnë të na tregojnë “Ju nuk bëni dot amnisti fiskale”.

Në një takim me operatorët turistikë, Rama u kërkoi bizneseve që të rrisin pagat, në mënyrë që forca punëtore të mos largohet nga vendi.

“Duhen rritur pagat në sektorin privat patjetër. Patjetër! Aq më tepër në këtë kohë. Duhet të jemi shumë më tepër bashkë dhe mirëkuptues dhe duhet të rishpërndajmë shumë më mirë në këtë fazë sepse nuk ka asnjë shans që asnjë që asnjë nga palat të ndihet më mirë dhe ta kalojë më mirë këtë lum nëse palët e tjera ndihen keq”.

Duket se kishte një paragjykim në vullnetin e gjirokastritëve për të rritur pagat, ndaj u largua me një porosi të veçantë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë