Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Challenge Cup, Tirana e volejbollit eliminohet nga sllovakët e Komarnos

Nga A2 CNN
20 Tetor 2022, 16:47 | Sporte të tjera
Challenge Cup, Tirana e volejbollit eliminohet nga sllovakët e Komarnos

Përfundoi mbrëmjen e të mërkurës rrugëtimi i Tiranës së volejbollit në Kupat e Europës.

Djemtë bardheblu u mundën dhe në ndeshjen e dytë në Tiranë nga sllovakët e Rieker Komarno duke u eliminuar përfundimisht nga Challenge Cup. Skuadra e Arben Sakos e nisi ndeshjen mirë pasi dominoi setin e parë dhe e fitoi 25-18. Por pas kësaj gabimet individuale ndëshkuan kryeqyteasit.

Nga kjo përfituan miqtë nga Sllovakia që bënë dhe përmbysjen e madhe me tre sete 25-16, 25-19 dhe 25-21. Kaq mjaftoi që Tirana të shuante çdo shpresë për kalimin më tej.

“Luajtëm mirë por ekipi nuk mundi ta përballë presionin e kësaj lige. Sigurisht ata janë nivel më i lartë dhe për këtë arsye por ne deri në fund dhamë maksimumin. Pavarësisht setit të parë që realizuam në mënyrë perfekte, ne humbëm shumë shërbime dhe ky ishte problem kryesor mendoj”, tha Gonzalos Lapera, volejbollist i Tiranës.

Fokusi i bardhebluvë tani mbetet kupa e Shqipërisë dhe Kampionati aty kudo të tentojnë të mbrojnë titullin e sezonit të kaluar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë