Koronavirusi, 650 testime, vetëm 18 të infektuar

Publikuar më: 20/10/2022, ora 17:18
Cfare eshte Flurona Edhe grip edhe covid 19 OBSH  Merrni te dyja vaksinat 1280x720 1 1280x720

Koronavirusi, 650 testime, vetëm 18 të infektuar

Publikuar më: 20/10/2022, ora 17:18

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 650 testime, nga të cilat vetëm 18 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 650 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto bashki:

6 në Tiranë, 3 në Fier, 2 në Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Lushnje, Delvinë, Sarandë, Tepelenë, Elbasan, Peqin.

Janë 243 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,738 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 20 Tetor 2022)

Raste të reja ditore                18

Të shëruar në 24 orë             14

Të shtruar në spitale             2

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     650

Testime totale                   1,992,297

Raste pozitive                      331,573

Raste të shëruara                  327,738

Raste Aktive                             243

Humbje jete                              3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    173

Fier                           19

Vlorë                         11

Berat                           8

Gjirokastër                9

Shkodër                 5

Elbasan                   7

Durrës                     8

Dibër                      3