Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kërkesa e çuditshme e futbollistëve të Iranit ndaj FIFA-s: Na përjashtoni nga Botërori

Nga A2 CNN
21 Tetor 2022, 20:04 | Futboll
Kërkesa e çuditshme e futbollistëve të Iranit ndaj FIFA-s:

Kur duhet më pak se një muaj nga nisja e Botërorit në Katar, disa përfaqësues të sportit në Iran i kanë dërguar një letër FIFA-s, ku i kërkojnë përjashtimin e kombëtares së tyre nga eventi më i madh i futbollit.

“Brutaliteti i Iranit ndaj popullit të tij ka sjellë një shkëputje të botës së futbollit dhe sportit nga qeveria. Grave u ndalohet hyrja në stadiume brenda vendit dhe përjashtohen sistematikisht nga ekosistemi i futbollit iranian, i cili është në kontrast të plotë me vlerat dhe statutet e FIFA-s. Nëse gratë nuk lejohen të hyjnë në stadiume dhe Federata iraniane thjesht ndjek dhe zbaton udhëzimet e qeverisë, ajo nuk mund të cilësohet organizatë e pavarur dhe e lirë nga çdo formë ndikimi. Dhe kjo është shkelje e nenit 19 të statutit të FIFA-s. Këshilli i FIFA-s mund dhe duhet të pezullojë menjëherë Iranin. FIFA nuk duhet të lejojë pjesëmarrjen e një vendi që po persekuton në mënyrë aktive gratë, atletet dhe fëmijët e tij vetëm sepse po ushtrojnë të drejtat e tyre më elementare njerëzore”, lexohet në letër.

Në Iran vazhdojnë protestat pas rrahjes brutale të 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga forcat policore për shkak të shkeljes së rregullave të veshjes.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu