Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kurti-Haradinaj flasin për dialogun, qeveria: Idetë nga kancelaritë perëndimore, sprovë për ne

Nga A2 CNN
21 Tetor 2022, 16:23 | Kosova
Kurti-Haradinaj flasin për dialogun, qeveria: Idetë nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, diskutoi me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

“U diskutua për procesin e dialogut, idetë, modelet dhe opsionet për elementet kryesore të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilat po qarkullojnë nga e nëpër kancelaritë perëndimore e demokratike, e që në këtë periudhë funksionojnë si sprova dhe testime”, shkruhet në deklaratën e qeverisë së Kosovës pas takimit.

Në të thuhet, mes tjerash se normalizimi i plotë i marrëdhënieve Prishtinë-Beograd duhet të ketë njohjen reciproke në qendër.

Në këtë frymë edhe Haradinaj, i cili ishte lideri i vetëm i partive opozitare që iu përgjigj ftesës së Kurtit për takim konsultues lidhur me dialogun. Kreu i AAK-së, kërkoi mes tjerash dhe një përfshirje më të madhe të Shteteve të Bashkuara në përpilimin e ujdisë finale.

“Tema ishte marrëveshja finale me Serbinë për njohje reciproke. Diskutuam për procesin, për marrëveshjen dhe sfidat që Kosova i ka në këtë proces. Ishte një takim me përmbajtje, pasi diskutuam për përmbajtjen e një marrëveshje potenciale Kosovë-Serbi. Patëm diskutim për krejt nenet e marrëveshjes, preambulën, kemi provuar me dhënë kontributin tonë si Aleancë, në mënyrë që Kosova në këtë proces të arrijë sukses. Ky proces duhet ta ketë edhe vulën e Amerikës, jo vetëm përkrahjen e tyre. Për të qenë ky proces në garanci të plota duhet të nënshkruhet të paktën edhe nga niveli i njëjtë amerikan. Nuk mundet me qenë i sigurt dhe garantuar pa nënshkrimin ose vulën e Amerikës. E duhura do të ishte që të ndodh në Uashington” deklaroi Haradinaj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani