“Asnjë metër tokë pa punuar”, Rama: 1 miliard euro eksporte brenda dekadës

Nga A2 CNN
22 Tetor 2022, 14:51 | Politikë
“Asnjë metër tokë pa punuar”, Rama: 1 miliard euro

Kush nuk e punon tokën, mund të detyrohet t’ia lërë atij që kërkon ta mbjellë. Gjatë një takimi me fermerët në fshatin Kafaraj në Fier, kryeministri Rama bëri të ditur qëllimin e tij për të mos lënë asnjë metër katror tokë bujqësore pa shfrytëzuar.

“U kam kërkuar deputetëve të angazhuar me zonat rurale të ulen me ju dhe të punojnë me MFE dhe të vënë një normë ligjore; që kush nuk e punon tokën nuk mund ta lërë djerrë dhe të rrijë rehat dhe të thotë nuk ta jap me qira, nuk ia jap kujt ta punojë dhe ta rrethojë e lërë me plehra. Këtë nuk e lejon asnjë vend”.

Sipas kryeministrit bujqësia mundëson fitime të mëdha për atë që di të investojë. Sipas tij, realiteti në fshat nuk janë fermerët që hedhin mollët apo qepët rrugë, por eksporti i qindra miliona eurove prodhime jashtë Shqipërisë.

https://a2news.com/2022/10/13/bujqesia-e-keqfinancuar-bankat-e-vleresojne-me-risk-te-larte/

“Ne po synojmë 500 milionë euro eksporte nga 130 milionë që eksportonim kur nisëm këtë rrugë. Është një Shqipëri që punon dyfishin e tokës që punonte kur ne nisëm detyrën. këtu fitohet më shumë sesa duke ndenjur andej dhe duke punuar për të tjerët. Fitohet më shumë te toka e babait e gjyshit”.

Kryeministri u përpoq t’i shpjegonte fermerëve se si inflacioni i shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe impakti i politikës ruse në sektorin energjetik, po shkakton një gjendje edhe më të vështirë se tërmeti dhe pandemia. Sipas Ramës, Europa është prekur më shumë, por as Shqipëria, as Fieri dhe as Kafaraj nuk mund t’i shpëtojnë kësaj krize.

https://a2news.com/2022/10/01/ne-krize-per-punetore-sipermarresi-u-ben-thirrje-studenteve-punoni-dy-dite-ne-jave-tek-une-u-jap-100-euro/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu