Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Meta nga Kuçova: Sekti i Rilindjes kapi shtetin, opozita do të fitojë bindshëm

Nga A2 CNN
22 Tetor 2022, 14:03 | Politikë
Meta nga Kuçova: Sekti i Rilindjes kapi shtetin, opozita do të

Kuçova ishte ndalesa e radhës e kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta ku zhvilloi një takim me strukturat në këtë zonë. Ndonëse kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij e cilësoi si një fatkeqësi për vendin duke e akuzuar për kapje të shtetit dhe korrupsion, Meta u kujdes të tregonte se këto akuza nuk janë kundër socialistëve të thjeshtë.

“Neve na ka rënë bomba bërthamore me këtë kryeministër të papërgjegjshëm. Nuk jemi aspak kundër socialistëve, por kundër sektit te Rilindjes që ka kapur 100% shtetin me anë të Lulushit”.

Rikthimi i opozitës së vërtetë siç e quan Meta, është shpresa e shqiptarëve, por tregon se rruga për t’i kthyer normalitetin vendit tonë nuk është e lehtë.

https://a2news.com/2022/10/15/zgjedhjet-vendore-meta-tirana-sheshbeteja-kryesore/

“Ka vetëm një ndarje sot ekzistenciale ajo mes shqiptarëve dhe patronazhistëve. Situata dramatike është për Rilindjen se nuk sheh dritë në fund të tunelit për veten e saj, por situata është shumë e mirë për Shqipërinë edhe pse pasojat e këtyre viteve janë shumë të rënda”.

Për Ilir Metën, Edi Rama dhe Lulzim Basha janë sërish bashkë kundër pluralizmit të vendit, por kjo nuk e pengon optimizmin e tij se opozita do të fitojë pushtetin lokal.

“Jam i sigurt që opozita do të fitojë bindshëm zgjedhjet dhe Partia e Lirisë do të ketë kontribut madhor për këtë çështje”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë