Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Myrto Uzuni rinovon me Granadën

Nga A2 CNN
24 Tetor 2022, 08:39 | Futboll
Myrto Uzuni rinovon me Granadën

Myrto Uzuni po shkëlqen me Granadën në La Liga 2, dhe më shpejt sesa pritej, klubi spanjoll i ka dhënë dhe shpërblimin, me rinovimin e kontratës.

Futbollisti nga Berati do të jetë një lojtar i Granadës të paktën deri në vitin 2026. Gjithçka u konfirmua nga vetë klubi përmes një postimi në faqen zyrtare, ku theksohej se dy palët kanë gjetur gjuhën e përbashket.

27-vjeçari shqiptar u transferua në janar të këtij viti në Spanjë, me një kontratë që përfundonte në 2025, por në bazë të formës dhe performancës së tij në fushën e blertë, spanjollët kane blinduar lojtarin të paktën dhe një vit më shumë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani