Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Përçahen pedagogët, disa në auditorë e të tjerë në protestë

Nga A2 CNN
25 Tetor 2022, 15:47 | Aktualitet
Përçahen pedagogët, disa në auditorë e të

Bojkoti i mësimit ne universitete vazhdon t’i mbajë të përçarë pedagogët edhe në javën e dytë të vitit akademik. Thuajse në çdo fakultet të Tiranës gjen salla bosh ku pedagogët protestues ende nuk kanë nisur mësimin, ndërsa në klasat ngjitur të tjerë profesorë vijojnë normalisht procesin mësimor.

Pedagogët që i janë kthyer auditorëve refuzojnë të flasin para kamerave. Por jashtë tyre shprehen se protesta e humbi kuptimin, bojkoti i zgjatur është në dëm të tyre dhe të studentëve, thonë ata. Edhe studentët frekuentojnë mësimin sipas qëndrimit të pedagogëve.

Ndërkohë të tjerë pedagogë të drejtuar nga sindikata e punonjësve në Universitete thonë se nuk do të tërhiqen nga bojkoti pa marrë miratim për rritjen e me 50% të pagave, si dhe kërkesave të tjera ekonomike. Pedagogët protestues kanë vendosur që tubimin e të mërkurës ta zhvillojnë në formën e një forumi para korpusit. Ata bënë thirrje për pjesëmarrje nga të gjitha universitetet publike.

A2 CNN Livestream

Dita jonë