Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Vijon përplasja për “bombën e pistë”, SHBA: Mbështesim Kievin por nuk hyjmë në luftë me Rusinë

Nga A2 CNN
25 Tetor 2022, 16:45 | Bota
Vijon përplasja për “bombën e pistë”, SHBA:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë Rusinë me pasoja të rënda nëse përdor në Ukrainë ato që po konsiderohen “bomba të pista”. Reagimi vjen pas akuzës së njëjtë të lëshuar nga Moska në drejtim të Kievit, me Britaninë e Madhe që thotë se ky është një pretekst i fabrikuar i presidentit Vladimir Putin për një përshkallëzim edhe më të madh të luftës, në nivele të pakontrollueshme.

“Ne kemi qenë shumë të qartë me botën, publikisht me botën dhe privatisht me Rusinë lidhur me pasojat e rënda që do vijnë nga një përdorim i armëve bërthamore”, tha Ned Price, zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.

https://a2news.com/2022/10/20/rusia-leshon-alarmin-jemi-prane-perplasjes-direkte-me-nato-n/

Zëdhënësi i departamentit të shtetit nënvizoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, por konfirmoi se nuk do të futen në luftë kundër Rusisë. Nga ana tjetër, Moska po bën gjithçka për të bindur botën se Kievi po planifikon një sulm me “bomba të pista”.

Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vassily Nebenzia, në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm, Antonio Guterres, bën thirrje për të bërë gjithçka të mundur “për të ndaluar që ky krim mizor të ndodhë”. “E konsiderojmë përdorimin e bombave të pista nga regjimi i Kievit një akt terrorizmi bërthamor”, shkruan diplomati.

https://a2news.com/2022/10/22/vendi-ku-mund-te-ndodhe-perplasja-berthamore-shba-rusi-per-shkak-te-ndryshimeve-klimatike/

Por OKB ka dërguar në Ukrainë një ekip për të inspektuar zonat ku Rusia dyshon se po ndërtohen këto “bomba të pista”. Në këtë debat dhe shkëmbim akuzash në distancë ka ndërhyrë dhe NATO. Aleanca e madhe ushtarake paralajmëron Rusinë që të mos e përshkallëzojë konfliktin në Ukrainë me pretendime false. E gjithë kjo vjen mes dyshimeve se Moska po kërkon të përdorë armë të ndaluara, veçanërisht në rajonin Kherson, ku ka evakuuar dhjetëra mijëra civilë dhe ka marrë aktualisht një pozicion mbrojtës përballë ofensivës së ushtrisë së Kievit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani