Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Bizneset të lodhura me zyrat e punës”, Drejtori i AKP: Kemi 33 mijë persona të regjistruar për herë të parë

Nga A2 CNN
26 Tetor 2022, 22:15 | Ekonomi
“Bizneset të lodhura me zyrat e punës”, Drejtori i AKP:

Klevis Hysa, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Punësimit, u shpreh në A2 Business, aty ku u diskutua për largimin e shqiptarëve dhe mungesën e punonjësve në vend, se vetëm gjatë 9 muajve të parë të vitit ka pasur 33 mijë persona që kanë kërkuar punë.

“Edhe pse ekonomia shqiptare është përballur me tri goditje të para të njëpasnjëshme, tërmeti, pandemia dhe lufta, shifrat tregojnë se në 3 mujorin e dytë ka pasur 5 përqind më shumë se para pandemisë. Gjithsesi, nevoja e sektorit privat është në rritje dhe kemi nevojë të vazhdueshme për punonjës.

Numri i njerëzve që ofrohen për t’u punësuar ka një rritje pozitive. Këto shifra, ne i shohim përmes agjencisë së punësimit. Këtë vit kemi 33 mijë të regjistruar të rinj të predispozuar për të aksesuar tregun e punës.

Ndërkohë, kërkesa nga biznesi është shumë e lartë. Në 9-mujorin e parë kemi po aq vënde të kërkuara”, tha ai.

Edvin Prence, kryetar i “Pro-export Albania” u shpreh se bizneset janë të lodhura me kërkesat në zyrën e punës. “Ndër vite janë regjistruar dhe kanë bërë kërkesa në zyrat e punës. Tashmë do të jetë edhe një kërkesë e jona për t’u regjistruar në zyrat e punës”, tha ai.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani