Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Monedha europiane tejkalon valutën amerikane, pritet ulja e çmimit të karburanteve

Nga A2 CNN
26 Tetor 2022, 17:08 | Ekonomi
Monedha europiane tejkalon valutën amerikane, pritet ulja e çmimit

Dollari amerikan po tregtohet sot për herë të parë pas 1 muaji më poshtë se euro. Performanca e dobët ekonomike e Shteteve të Bashkuara ka dhënë sinjal në tregje se Rezerva Federale mund të ngadalësojë ritmin e rritjes së normës bazë të interesit.

Thënë shkurt, forcimi i dollarit do të jetë më i ngadaltë. Nga kjo ka përfituar valuta europiane.

Kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë e vlerëson euron në nivelin e 117.97 lekëve, më i larti që prej fillimit të Korrikut. 

Rritje e fortë ndërkohë për paundin britanik, që me zgjedhjen e kryeministrit të ri është forcuar me 1.31 pikë, tashmë në vlerën e 136.22 lekëve.

Ndërsa dollari amerikan fiksohet në kuotën e 117.65 lekëve, me një rënie drastike prej 1.44 pikësh brenda një dite. Rënia e dollarit pritet të reflektohet me uljen e lehtë të çmimit të karburanteve në Shqipëri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë