Pandemia nuk ka mbaruar ende, EMA paralajmëron valën e re me nënvariante të Covid-19

Publikuar më: 26/10/2022, ora 17:22

Pandemia nuk ka mbaruar ende, EMA paralajmëron valën e re me nënvariante të Covid-19

Publikuar më: 26/10/2022, ora 17:22

Pandemia koronavirus nuk ka mbaruar ende. Për këtë arsye, Agjencia Europiane e Barnave, EMA, paralajmëron një valë të re infektimesh me Covid-19. Një nga mënyrat për ta luftuar atë, thotë se është vaksinimi apo i marrjes së një doze mbrojtje.

“Një valë e re e Covid-19 pritet në javët e ardhshme, e nxitur nga nënvariantet e Omicron, sipas të dhënave të mbledhura nga qendra europiane për parandalimin dhe kontrollimin e sëmundjeve. Kjo pandemi nuk ka mbaruar dhe ende jemi në një emergjencë globale, siç njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë javën e kaluar. Prandaj, rekomandimin ynë për ju, qytetarët, mbetet ky: vaksinohuni, ose rivaksinohuni tani”, u shpreh Cavallieri.

Ai shtoi se një nënvariant i ri parashikohet të jetë konsiderueshëm i rrezikshëm dhe pritet të bëhet më dominant nga mesi i nëntorit dhe fillimi i dhjetorit.

“Për momentin nuk dihet nëse nënvarianti BQ.1 do të jetë më i transmetueshëm apo të shkaktojë simptoma më të rënda krahasuar me nënvariantet BA.4 dhe BA.5. Megjithatë, ajo çfarë dihet tashmë është se ka një aftësi të shtuar për t’i shpëtuar imunitetit të përfituar nga vaksinimi, infektimi natyral, përfshirë Omicron, dhe ka një rezistencë ndaj antritrupave monoklonalë”, shtoi ai.

Zyrtari i agjencisë europiane të barnave foli edhe epideminë e lisë së majmunit, ku konfirmoi se tashmë rastet janë në rënie.