Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sot miqësorja Arabi Saudite-Shqipëri, formacioni i mundshëm i kuqezinjve

Nga A2 CNN
26 Tetor 2022, 08:20 | Futboll
Sot miqësorja Arabi Saudite-Shqipëri, formacioni i mundshëm i

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot miqësoren me Arabinë Saudite, në Abu Dabi. Një ndeshje e çuditshme, pasi nuk do të transmetohet në asnjë televizion dhe në fund e vetmja gjë që tifozët do të dinë, është rezultati.

Me grupin u bashkuan edhe 5 lojtarët të cilët kanë qenë të impenjuar me klubet e tyre këtë të diel, më konkretisht Ardit Toli, Mario Mitaj, Bekim Balaj, Elhan Kastrati dhe Gentian Selmani. Dueli luhet sot, në orën 16:30, me orën shqiptare.

Sa i përket formacionit që trajneri Edy Reja do të hedhë në fushë, në portë do të jetë Kastrati. Mbrojtja është produkt vendi me Jankun, Bitrin dhe Turkajn që mund të formojnë treshen e prapavijës. Mesfusha do të jetë e formuar nga Deliu, Toli dhe Kallaku, që nga krahët do të kenë Gurishtën dhe Mitajn.

Në sulm, kapiteni Cikalleshi e ka vendin e sigurt, por Reja duhet të gjejë partnerin e tij, me Xhixhën dhe Skukën që janë të etur për të shënuar golin e parë me fanellën kuqezi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë