Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Pandemia nuk ka mbaruar”, kreu i OBSH-së për Europën tregon skenarët e pritshëm në dimër

Nga A2 CNN
27 Tetor 2022, 17:11 | Aktualitet
“Pandemia nuk ka mbaruar”, kreu i OBSH-së për Europën

Pandemia e Covid-19 nuk ka mbaruar. Për Organizatën Botërore të Shëndetësisë nuk është ende momenti për një vendim të tillë. Kreu i OBSH-së për Europën Hans Kluge tregon për A2 CNN skenarët që na presin këtë dimër ndërsa e cilëson guximtar qëndrimin e presidentit amerikan Joe Biden se pandemia tashmë ka mbaruar. 

“Unë mendoj se Presidenti Biden është njeri shumë guximtar, është mirë të jetë optimist, por me shumë mundësi ne do të na duhet të jetojmë me këtë virus. Nuk duhet të flasim më para kohe për pandeminë, por mendoj se kemi dalë nga faza akute. Nëse nuk do të kemi një variant të ri, Covid-19 do të kthehet si gripi. Një herë në vit nevojitet vaksinim, duhet të kemi ndryshim mentaliteti. Për shembull, nëse do të kemi një valë tjetër, njerëzit s’duhet të ngurrojnë të mbajnë maskat dhe distancën. Por në asnjë lloj mënyrë nuk do të kemi një mbyllje totale të shoqërisë, sepse përveç dëmit ekonomik, shkaktoi edhe probleme psikologjike”, thotë Kluge.

Kreu i OBSH për Europën flet dhe për vaksinimin anti-Covid. Edhe pse ka rënë ndjeshëm interesi për të, Kluge tregon arsyet se përse personat mbi 60 vjeç duhet ta marrin çdo vit një dozë krahas vaksinës së gripit.

“Në rastin e një vale të re Covid-19 ne nuk do të jemi më të surprizuar sikurse ndodhi herën e parë. Jemi shumë më të përgatitur se sa dy dimra më përpara. Por unë shoh dy skenarë. I pari është te vazhdimi i variantit Omicron i kombinuar me gripin stinor, çka do të thotë rritje të infektimeve por jo detyrimisht rritjet e shtrimeve dhe vdekjeve. Ndaj politikat tona janë: 1: Të vijojë vaksinimi përforcues për kategoritë e riskut, personat mbi 60 vjeç, gratë shtatzënë, personat me imunitet të dobët dhe stafi mjekësor. Dhe 2: monitorim i të gjitha shteteve për ndonjë rast të variantit të ri të Covid-19, duhet të ekzistojë sistemi i survejancës që njerëzit të përballojnë viruset dhe mos përfundojnë në respirator. Ndërsa skenari i dytë të cilin nuk e përjashtojmë, është lindja e një varianti të ri që shmang imunitetin, por në përgjithësi jam shumë optimist”.

https://a2news.com/2022/10/26/pandemia-nuk-ka-mbaruar-ende-ema-paralajmeron-valen-e-re-me-nenvariante-te-covid-19/

I kthyer pas dy vitesh në Tiranë për një konferencë në lidhje më pasojat e pandemisë tek të rinjtë, zoti Kluge ka një qëndrim edhe për mënyrën se si e përballoi Shqipëria Covid-19. “Shqipëria ka ndjekur një linjë të drejtë me të cilën mbronte shëndetin e qytetarëve por edhe ekonominë. Sepse është një balancë që duhet mbajtur. Nëse mbyllet më shumë se ç’duhet, njerëzit dëmtohen ekonomikisht, nëse hapet më shumë se ç’duhet virusi shton dëmet në shëndet. Mendoj se Shqipëria ka bërë një punë shumë të mirë. Duhet të shohim para. Shqipëria dhe vendet e Ballkanit duhet të rrisin nivelet e vaksinimit me dozat përforcuese”.

Për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, bota nuk do të ketë më një tjetër mbyllje totale nga Covid-19. Sipas studimeve pandemia shkaktoi dëme në shëndetin mendor dhe ne ekonomi. Ndërsa vetëm në Europë niveli i depresionit dhe lodhjes u rrit me 25%.

https://a2news.com/2022/10/08/kane-fituar-20-miliarde-dollare-gjate-2021-krijuesit-e-vaksines-pfizer-pandemia-shume-larg-perfundimit/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani