Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Trofeu i Kupës së Botës zbret në tokën e Maradonës dhe Messit

Nga A2 CNN
27 Tetor 2022, 07:38 | Futboll
Trofeu i Kupës së Botës zbret në tokën e Maradonës

Trofeu i Kupës së Botës vazhdoi turin e tij në vendin e yjeve të futbollit Diego Maradona dhe Lionel Messi, ku argjentinasit prisnin në radhë të gjata për të pozuar.

Tifozët e futbollit ndoqën eventin të veshur me fanellën e ekipit kombëtar të Argjentinës dhe ngjyrat e flamurit të pikturuara në fytyrat e tyre.

Ata u shprehën për Reuters se të qenit pranë trofeut ishte gjëja më e bukur në botë, pasi "do të thotë shumë më tepër se një kupë për argjentinasit dhe njerëzit që e duan sportin".

Argjentina ka triumfuar dy herë në Kupën e Botës, një në 1978 dhe një tjetër në 1986.

Trofeu i Kupës së Botës ka zhvilluar një tur në 24 vende dhe do të shkojë edhe në gjashtë të tjera përpara se të zbarkojë në Katar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani