Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Balluku: Fasha 800 KW mund të mos aplikohet as në nëntor

Nga A2 CNN
28 Tetor 2022, 13:39 | Ekonomi
Balluku: Fasha 800 KW mund të mos aplikohet as në nëntor

Konsumi i reduktuar i energjisë në tetor, si dhe reshjet që priten në fillim të nëntorit, janë dy sinjale pozitive që mund të çojnë Qeverinë të mos e aplikojë as në nëntor fashën 800 KW në faturat e energjisë elektrike. Pohimi erdhi nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila pohoi se ende po mblidhen të dhënat për të marrë një vendim të tillë.

“ERE miraton çmimin dhe aplikimi nëse do të rritet apo jo i përket qeverisë. Ne jemi duke pritur të gjitha të dhënat sa i përket konsumit, i cili është ulur. Shqiptarët janë sensibilizuar dhe kanë konsumuar 5% më pak se vitin e kaluar. Në javën e parë të nëntorit presim reshje në kaskadën e Drinit çka do të sillte që qeveria të mos aplikonte as në nëntor fashën 800. Ne do ta analizojmë bazuar në konsumin e përgjithshëm, fuqinë prodhuese të kaskadës së Drinit dhe në çmimet e tregut të importit që nuk janë në kontrollin e qeverisë, por ndikohen nga situata gjeopolitike që kemi”.

https://a2news.com/2022/10/28/fasha-800-kwh-ende-ne-fuqi-ere-kerkesa-per-anulimin-vjen-nga-kompanite-e-energjise/

Ndryshe nga momenti kur u vendos fasha, çmimi i energjisë elektrike në bursa ka rënë ndjeshëm, nga 800 euro për megavat, në rreth 190 euro për megavat.

Ndërkohë, një ditë më parë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, prezantoi paketën prej 80 milionë eurosh që unioni ka caktuar për t’i akorduar Shqipërisë për të përballuar krizën energjetike. Megjithatë, kryeministri Rama theksoi se kjo është vetëm një e gjashta e sasisë së parave që i duhen vendit për të lënë të pandryshuar çmimin e energjisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu