“Zogu u lirua”, Musk bëhet pronar i Twitter. Çfarë ndryshon për përdoruesit?

Publikuar më: 28/10/2022, ora 07:58

“Zogu u lirua”, Musk bëhet pronar i Twitter. Çfarë ndryshon për përdoruesit?

Publikuar më: 28/10/2022, ora 07:58

Është zyrtare! Elon Musk ka tashmë nën pronësi Twitter-in, dhe sapo mori kontrollin shkarkoi zyrtarët e lartë të kompanisë, argumentin se e kanë mashtruar lidhur me shifrat reale të llogarive në këtë rrjet social.

Por çfarë do të thotë kjo për shumë prej përdoruesve? Përgjigjja mund të nisë me paratë.

“Musk po paguan një çmim të majmë” thotë analisti Dan Ives. Rreth 44 milionë dollarë për të qenë të saktë.

 Pronari i TESLA-s e përfundoi shitjen mbrëmjen e së enjtes, kur bëri postimin: “Zogu u lirua”.

“Tëitter ka sfida si një platformë në rritje. Prandaj nuk kishte një ofertues te dytë”, thotë analisti. Para ujdisë përfundimtare, analistët spekuluan se si Musk mund të marrë mbrapsht paratë e tij. Ata thonë se Tuiter mund të shtojë kontrollin ndaj reklamave, dhe mund ta bëjë shërbimin me pagesë. Përdoruesit mund të venë re gjithashtu këtë ndryshim.

“Ne duam të tregohemi shumë të kujdesshëm në fshirjen e gjërave, apo ndalimin e përdorimit. Skadimi i afatit mendoj se është më mirë”, deklaroi Musk.

Megjithëse trumbeton lirinë e shprehjes, Musk tha në një deklaratë se ai planifikon sërish të imponojë pasoja ndaj atyre që e keqpërdorin platformën, por nuk është e qartë se çfarë nënkupton kjo. Kur flitet për ndalim të përdorimit të platformës, shumë mendojnë për një përdorues në veçanti. Donald Trump…a do të kthehet? Kjo mbetet për t’u parë.