Qendra mirëpret periferinë, kultivuesit e produkteve “bio” tregojnë vuajtjet pas dukjes

Publikuar më: 28/10/2022, ora 16:51

Qendra mirëpret periferinë, kultivuesit e produkteve “bio” tregojnë vuajtjet pas dukjes

Publikuar më: 28/10/2022, ora 16:51

Rëndom në këtë hapësirë gjen që nga skena madhështore koncertesh te makineritë gjigante të lojërave gjatë festave të fund-vitit apo ekspozita arti. Por këtë herë qendra ovale e Tiranës po mirëpret periferinë.

Një pjesë e mirë e tyre nga Farka, Krraba, Petrela, Kamza apo Zall Herri, prej orëve të para të mëngjes qëndrojnë në pritje të atyre që ua dinë vlerën produkteve “bio”.

Me gjithë organizimin në detaje në tezgat e mirë-kuruara, tregtarët e vegël të fshatrave të mëdha përqark Tiranës nuk ngurrojnë të tregojnë mundin pas dukjes.

Dhe doza e vuajtjeve bëhet edhe më e madhe kur atë nuk ke se me kë e ndan. Nga mungesa e dorës së institucioneve nuk vuajnë vetëm ata që ende nuk e kanë braktisur fshatin me gjithë demoralizimin nëpër këmbë, por edhe konsumatorët.

Tregu i prodhimeve organike kudo në botë po rritet me shpejtësi vitet e fundit, duke sjelle një perspektive të mbarë për bizneset që kanë në fokus këto produkte.

Në Shqipëri, sipërfaqja e certifikuar e prodhimeve bio të kultivuara është gati 200 hektarë, as 1 për qind e totalit të tokës bujqësore.

Kjo sipërfaqe administrohet nga 130 ferma bio, gjithashtu të certifikuara ndërsa numri i fermave të pa-certifikuara bio vlerësohet të arrijë në mbi 2 mijë.