Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Taulant Stërmasi vlerësohet me çmimin si trajneri i vitit në Atletikë

Nga A2 CNN
28 Tetor 2022, 13:53 | Sporte të tjera
Taulant Stërmasi vlerësohet me çmimin si trajneri i vitit

Taulant Stërmasi është vlerësuar me çmimin “trajneri i vitit në atletikë’’.

Federata Shqiptare e Atletikës vlerësoi trajnerin Stërmasi për arritjet e jashtëzakonshme në këtë sport, ku padyshim pika kulmore ishte Luiza Gega si kampione e Europës. Sipas presidentit të FSHA, Gjergj Ruli, suksesi që ka ardhur nga trajneri Stërmasi ka ngritur lart jo vetëm atletikën, por të gjithë sportin shqiptar.

Në fund dhe kampionia e Europës, Luiza Gega, kishte një falënderim për trajnerin e saj. Synimet e kampionëve kuqezi në atletikë janë Lojërat Olimpike 2024.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani