Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

38 raste të reja me koronavirus, vetëm 4 të shtruar në spital

Nga A2 CNN
29 Tetor 2022, 17:01 | Aktualitet
38 raste të reja me koronavirus, vetëm 4 të shtruar në

Vijon të mbetet në shifra të ulta bilanci i infektimeve ditore në vendin tonë si pasojë e koronavirusit.

Sipas asaj që njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit nga 581 testime të kryera, 38 prej tyre rezultuan pozitivë, ndërkohë që 17 persona u shëruan.

Aktualisht në spitalet covid po marrin trajtim të specializuar vetëm 4 pacientë, ndërsa raportohen 242 persona aktivë në mbarë vendin.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 581 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 38 qytetarë, në këto bashki:

19 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kamëz, Vlorë, Sarandë, Korçë, Dimal, Elbasan, nga 1 qytetarë në Patos, Lushnje, Selenicë, Delvinë, Finiq, Gjirokastër, Maliq.

Janë 242 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,948 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 29 Tetor 2022)

Raste të reja ditore                38

Të shëruar në 24 orë             17

Të shtruar në spitale             4

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     581

Testime totale                   1,996,731

Raste pozitive                      331,783

Raste të shëruara                  327,948

Raste Aktive                             242

Humbje jete                              3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    158

Vlorë                         26

Fier                           11

Berat                           11

Durrës                     10

Gjirokastër                9

Shkodër                 4

Elbasan                   3

Lezhë                       3

Korçë                       3

Kukës                       1

Dibër                           1

A2 CNN Livestream

Dita jonë