Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Bëni gati syzet, prezantohet televizori sa një pullë poste

Nga A2 CNN
30 Tetor 2022, 19:49 | Teknologji

Në një kohë kur pajisjet tona kanë ekranë gjithmonë e më të mëdhenj, një kompani amerikane ka vendosur që të “notojë kundër rrymës” dhe të prodhojë televizorin më të vogël në botë.

“TinyCircuits” ka prezantuar dy prototipë të serisë së televizorëve të rinj të saj, njëri prej të cilëve, TinyTV Mini, ka një ekran vetëm 15 milimetra, praktikisht sa një pullë poste. Ai më i madhi, TinyTV 2, ka një ekran prej 26 mm.

Të dy këta televizorë kanë të instaluar një kartë memorie prej 8GB, që mund të mbajë nga 10-40 orë video.

https://www.youtube.com/watch?v=3IlNdW6yQxE

A2 CNN Livestream

Dita jonë