Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Foto spektakolare, Dielli i buzëqesh teleskopit të NASA-s

Nga A2 CNN
30 Tetor 2022, 09:41 | Teknologji
Foto spektakolare, Dielli i buzëqesh teleskopit të NASA-s

Dielli buzëqesh përpara teleskopit hapësinor Solar Dynamics Observatory (Sdo). Fotoja spektakolare e postuar nga NASA në Twitter, tregon tre njolla të shfaqura së fundmi në yllin tonë, të cilat rastësisht kanë marrë pamjen e dy syve dhe një goje të buzëqeshur. Pikat e errëta janë në fakt vrima që formohen periodikisht në pjesën më të jashtme të atmosferës së Diellit, të quajtur korona diellore.

Të ashtuquajturat vrima koronale u zbuluan kur teleskopët me rreze x të misionit Skylab u dërguan përtej atmosferës së Tokës për të vëzhguar Diellin.

Këto vrima lidhen me vijat e fushës magnetike diellore. Gjatë periudhës së aktivitetit më të vogël të Diellit, vrimat gjenden kryesisht në rajonet polare, ndërsa kur Dielli është më aktiv, shumë njolla shfaqen të shpërndara në të gjithë sipërfaqen. Cikli aktual diellor po tregon aktivitet jashtëzakonisht të lartë, aq sa kulmi, i parashikuar fillimisht për vitin 2025, ka të ngjarë të arrijë një vit më parë.

Një shembull i këtij aktiviteti janë vrimat koronale të fotografuara tani nga teleskopi hapësinor Sdo, i nisur në vitin 2010 dhe që orbiton rreth 36 mijë kilometra larg Tokës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani