Jeta pas ferrit në Al Hawl – 31 Minuta

Publikuar më: 31/10/2022, ora 21:10

Jeta pas ferrit në Al Hawl – 31 Minuta

Publikuar më: 31/10/2022, ora 21:10

Programi “31 minuta” sjell sonte historinë e një prej vajzave të kthyera nga kampi i ISIS në Siri. Si është rifillimi i jetës së atyre që kanë qëndruar për vite me radhë në kampet e ISIS, si ka qenë trajtimi psikologjik, riintegrimi në shoqëri, a janë të paragjykuar?

Përmes personazhit tonë, në të dy kohët, kur doli nga kampi Al Hawl dhe sot në Tiranë do të sjellim jo vetëm historinë, por edhe gjithë problematikën që e ka shoqëruar rikthimin e grave dhe fëmijëve nga Siria.

A ka qenë e vështirë? Si është zbatuar strategjia për të rikthyerit dhe kur do të jetë operacioni i ardhshëm për të kthyer në Shqipëri gratë dhe fëmijët e mbetur nëpër kampe atje.