SPAK çon për gjykim dosjen ndaj ish-gjyqtarit të lartë

Publikuar më: 31/10/2022, ora 13:06
20210730 195001 300721 5 01 1 R7eE0wy 1066x720

SPAK çon për gjykim dosjen ndaj ish-gjyqtarit të lartë

Publikuar më: 31/10/2022, ora 13:06

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dosjen ndaj ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi.

Ish-gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Selimi akuzohet për refuzim mosdeklarimi, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim.