Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Territorialja në seancë plenare, dy raporte pa konsensus

Nga A2 CNN
31 Tetor 2022, 23:17 | Politikë
Territorialja në seancë plenare, dy raporte pa konsensus

Harta e vendit nuk ndryshon. Ky ishte qëndrimi dhe raporti i socialistëve në Kuvend, i njëjti nga ai i fundit në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale.

Ndonëse grupimi Alibeaj e cilësoi reformën e 2014 dështim dhe në raportin e tyre kërkon që numri i bashkive të shkojë nga 61 që është aktualisht, në 94, mazhoranca socialiste ishte e bindur se reforma në këto 7 vite ka arritur objektivat e synuar.

https://a2news.com/video/reforma-territoriale-haxhimali-deshtim-total-nese-opozita-nuk-arrin-marreveshje/

Ndonëse jo për Reformën Territoriale, debati mes mazhorancës dhe opozitës këtë hërë vijoi me Sali Berishën dhe Elisa Spiropalin. Kreu demokrat vijoi akuzat ndaj kryeministrit për udhëtimet me charter, teksa theksoi se 12 nëntori do të jetë përgjigjja që do të marrë Partia Socialiste.

Në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, qytetarët do të votojnë në bazë të ndarjes territoriale me 61 bashki, që është vendosur në reformën e vitit 2014.

https://a2news.com/2022/10/21/reforma-territoriale-pd-ps-me-raporte-te-ndryshme-pa-konsensus-drejt-seances-plenare/

A2 CNN Livestream

Dita jonë