Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vendimi aplikohet pas 21 nëntorit, automjetet me targat e vjetra do të gjobiten me 150 euro në Kosovë

Nga A2 CNN
31 Tetor 2022, 15:27 | Kosova
Vendimi aplikohet pas 21 nëntorit, automjetet me targat e vjetra do të

150 euro do të jetë gjoba ndëshkuese për qytetarët që do të qarkullojnë në Kosovë me automjete me targat e vjetra serbe. Njoftimin e bëri vetë Ministria e Brendshme.

Masa ndëshkuese do të nisë të aplikohet pas datës 21 nëntor deri më 21 janar, ndërsa që nga fillimi i nëntorit, për të gjithë ata që nuk ndërrojnë targat e vjetra do të lëshohet një paralajmërim. Faza e fundit e vendimit, që përfshin lëshimin e targave provizore, do të jetë deri më 21 prill, kur pritet që në Kosovë të mos ketë më targa të vjetra të lëshuara nga Serbia.

Këtë vendim, drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, e quajti “të paligjshëm dhe të dhunshëm”. “Qëllimi kryesor është dëbimi i serbëve nga Kosova”, pretendoi ai. Zhgënjim për vendimin e Kurtit kanë shprehur dhe ndërkombëtarët që preferonin një shtyrje të afatit të fundit me 10 muaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli