Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Akuzat për fluturimet me avion, Rama: Janë bashkuar hakerat iranianë dhe grupi “Rubla Çorba”

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2022, 08:48 | Politikë
Akuzat për fluturimet me avion, Rama: Janë bashkuar hakerat

Vijojnë ende përplasjet mes opozitës dhe kryeministrit Rama për fluturimet e këtij të fundit jashtë vendit me avion “Charter”.

Rama ka reaguar me anë të një postimi në “Twitter”, aty ku shkruan se tashmë janë bashkuar hakerat iranianë dhe grupi "Rubla Çorba".

“O Zot të qash a të qeshësh, vetëm këtu bën vaki të të dyndin me shpifje dhe të të thonë bëj transparencë! Po si bëhet kjo transparenca kur u tregon shifrat dhe bëjnë sikur nuk kuptojnë?! Po kur thonë pse i bën reklamë Shqipërisë? Po kujt t’i bëj, kanaleve, portaleve apo rublave?!

Jemi pyetur shumë herë këto vite për avionin ALBANIA dhe i kemi dhënë informacionet, po tani u bashkuan hakerat iranianë dhe grupi Rubla Çorba, kështu që u ngrit tymi lart se helbete, duhet hedhur sa më shumë blozë, “S’ka asnjë faj Putini, çohu o popull se duhet rrëzuar regjimi!”

Lëre pastaj kur thonë me charter udhëtojnë vetëm sheikët e diktatorët, ndërkohë që tërë qeveritë e rajonit, se Europës po e po, kanë avionët e tyre përjashto Shqipërinë e Kosovën! Ne s’e blejmë dot, me qera s’e marrim dot, ndaj kemi blerë orë fluturimi me marrëveshje promocionale!

Po ku është hilja thonë se s’ka mundësi?! Ka si s’ka! Hilja është ashiqare fare tek përpjekja non stop për ta helmuar, çoroditur, nxitur për sherr e për konflikt këtë popull me shpifje sa më të përbindshme, nisur nga gjysmë të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha”, shkruan Rama.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu