Akuzohet për përdhunim në Greqi, arrestohet në Vlorë

Publikuar më: 1/11/2022, ora 08:57
policia naten lokal arrestim plagosje 1203x720

Akuzohet për përdhunim në Greqi, arrestohet në Vlorë

Publikuar më: 1/11/2022, ora 08:57

Policia ka vënë në pranga një 45-vjeçar në Vlorë, i cili ishte i kërkuar në Greqi aty ku akuzohet për përdhunim.

Mësohet se në pranga është vënë shtetasi Spartak Dyrmishi, 45 vjeç, banues në Vlorë. Sipas policisë, ai akuzohet për një rast përdhunimi dhe një tentativë përdhunimi.

“Angazhimi maksimal i strukturave të Policisë së Shtetit, reagimi profesional dhe në kohë, çuan në kapjen dhe dorëzimin vullnetar te Policia greke, të 45-vjeçarit nga Vlora, i kërkuar në Greqi, për përdhunim.

Policia e Shtetit, menjëherë pas shkëmbimit të informacioneve me homologët grekë, për një shtetas shqiptar që kishte përdhunuar një shtetase dhe kishte tentuar të përdhunonte një shtetase tjetër, organizoi strukturat operacionale për të ushtruar kontrolle të imtësishme në territorin ku dyshohej se fshihej 45-vjeçari. 

Pas kërkimeve të pandërprera, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë bënë të mundur kapjen e shtetasit Spartak Dyrmishi, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Duke qenë se ky shtetas ka shprehur dëshirën e tij për t’u dorëzuar te Policia greke, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia shqiptare e ka dorëzuar atë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.

Gjatë një komunikimi në mesnatë, mes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë greke, Gjeneral Lieutenant Konstantinos Skoumas, u vlerësua bashkëpunimi dhe reagimi mjaft profesional i Policisë shqiptare”, njofton policia.