Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Avioni rrëzohet në pyll, mbetet i bllokuar mes pemëve

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2022, 10:51 | Bota

Një avion i vogël u rrëzua në një pyll dhe la pilotin dhe pasagjerin të ngecur mes pemëve, në një lartësi rreth 12 metra nga toka.

Zjarrfikëse dhe ambulanca mbërritën në vendngjarje, në një pyll pranë aeroportit Rochester në Chatham, Kent. Dëshmitarët janë shprehur se avioni mbeti mbi pemë, ndërsa fatmirësisht dy personat që mendohen të jenë burrë e grua, nuk janë lënduar.

“Policia tha se avioni mund të jetë rrëzuar pasi ka hasur në turbulenca. Ata mbetën në një lartësi rreth 12 metra mes pemëve, por fatmirësisht janë në gjendje të mirë”, tha Andy Selby, pronari i një lokali pranë vendngjarjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë