Bordi ul çmimet e karburanteve

Publikuar më: 1/11/2022, ora 10:39
cmim karburant 1 1280x720

Bordi ul çmimet e karburanteve

Publikuar më: 1/11/2022, ora 10:39

Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e saj të fundit një ulje të lehtë të çmimeve të karburanteve, pas luhatjeve të këtij produkti në tregjet botërore.

Sipas Bordit nga dita e sotme nafta do të shitet me 236 lekë nga 240 sa ishte ndërkohë që ulje ka pësuar dhe benzina e cila do të tregtohet me 208 lekë për litër. Ndërkohë që gazi arrin çmimin e 74 lekë për litër.

Ndonëse çmimet e karburanteve prej ditësh në bursat botërore kishin pësuar një rënie të ndjeshme, Bordi i Transparencës i krijuar pikërisht për të shmangur abuzimet dhe për të monitoruar ndryshimet në bursa, kishte më shumë se 2 javë që nuk mblidhej.