Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dështojnë negociatat në PD, palët akuza njëra-tjetrës, skenari i 6 marsit drejt përsëritjes

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2022, 23:47 | Politikë
Dështojnë negociatat në PD, palët akuza

Vetëm pak kohë pas nisjes, kanë dështuar negociatat për bashkimin e Partisë Demokratike. Të parët që lajmëruan mosmarrëveshjen, ishin grupimi i Alibeajt, që nëpërmjet një qëndrimi zyrtar, njoftuan për përgatitjen e zgjedhjeve vendore të vetëm.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar të informohet Kryesia e Partisë Demokratike, për t'i hapur rrugë krijimit të të gjitha kushteve për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore”, u deklarua nga grupi Alibeaj.

Kundërpërgjigjen, e morën nga vetë Sali Berisha, i cili vuri theksin te statuti, ndërsa nuk i kurseu paralajmërimet për kundërshtarët brenda partisë.

 “Statuti i 11 dhjetorit është kushtetuta historike e pathyeshme e PD së rithemeluar. Opozita nuk mund të pengohet nga asgjë për të firmosur fitoren në këto zgjedhje. Zotërinjtë të cilët janë një grup deputetësh u ftuan pa asnjë lloj paragjykimi dhe prapamendimi që të garonin për çdo post në këto bashki dhe të paraqisnin kandidatura në përputhje me statutin të krijonin fraksione. Ata nuk duan as statutin as primaret e as fraksionet. Me flamurin e PD-së kush merret s’ika bërë mirë hesapet”.

https://a2news.com/2022/11/01/berisha-paralajmeron-grupimin-e-alibeajt-ai-qe-prek-flamurin-pd-i-ka-bere-hesapet-keq/

E pikërisht ngulmimi te statuti, duket se ishte dhe arsyeja kryesore e mosmarrëveshjes mes palëve. Në sqarimin e bërë për mediat, grupimi i Alibeajt, deklaron se këmbëngulja në këtë pikë, minoi bisedimet

“Ne shprehim keqardhjen që në kundërshtim me zotimin publik për “bisedime pa kushte”, prevaloi interesi dhe kushti për të njohur “Statutin” e 11 Dhjetorit, duke minuar në këtë mënyrë bisedimet për të gjetur zgjidhje për zgjedhjet lokale.

https://a2news.com/2022/11/01/deshtimi-i-negociatave-brenda-pd-bogdani-nuk-eshte-lajm-i-mire-por-besoj-te-baza-demokrate/

Anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e Partisë Demokratike, janë të lodhur nga debati “kush është statuti në fuqi i Partisë Demokratike”. Ato kërkojnë zgjidhje për të unifikuar çdo zë opozitar përballë Edi Ramës në zgjedhje lokale.

Ndryshimet statutore, grupi i Alibeajt i ka çuar dhe në Gjykatën e Apelit, e cila pritet të marrë vendim për çështjen brenda kësaj jave.

Zgjidhja duket larg në betejën e brendshme mes palëve, duke afruar kështu përzgjedhjet e 14 majit skenarin e 6 marsit, ku palët dolën me 2 kandidatura të ndryshme para elektoratit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani