Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

E bujshme nga Italia: Di Biagio, marrëveshje për stolin e kombëtares shqiptare

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2022, 17:26 | Futboll
E bujshme nga Italia: Di Biagio, marrëveshje për stolin e

Luigi Di Biagio është pranë marrëveshjes për t’u bërë trajner i ri i Shqipërisë. Pavarësisht mohimeve të vazhdueshme dhe këmbënguljes nga FSHF se Edy Reja mbetet trajner i Kombëtares, nga Italia vjen lajmi i bujshëm.

Sipas mediave përtej Adriatikut, 51-vjeçari refuzoi të marrë drejtimin e Cosenza në Serinë B. Di Biagio u takua me drejtuesit e klubit, por u konfirmoi se për momentin është në fazën finale të negociatave për t’u emëruar në stolin kuqezi.

Ai do të bëhet pasardhës i Edy Reja, duke qenë italiani i tretë me radhë dhe i katërti në histori që do të drejtojë Kombëtaren. Negociatat kanë nisur prej disa javësh dhe duket se së fundmi ka patur zhvillime pozitive, duke bërë që palët të arrijnë edhe marrëveshjen në parim.

Nëse lajmet që vijnë nga Italia janë të vërteta, nuk përjashtohet mundësia që emërimi dhe firma në kontratë të realizohet menjëherë. Madje, Di Biagio mund të drejtojë Kombëtaren në miqësoren e luksit më 16 nëntor, kundër Italisë.

Si futbollist, Luigi Di Biagio ka luajtur për Lazio, Roma e Inter, teksa regjistron edhe 31 ndeshje me përfaqësuesen italiane. Në vitin 2011 ai nisi karrierën si trajner i Kombëtares së 20-vjeçarëve të Italisë. Më pas, drejtoi Shpresat e të kaltërve dhe u emërua si trajner i përkohëshëm i Italisë në vitin 2018, pas dështimit në Botëror, teksa në nivel klubesh, në vitin 2020 drejtoi edhe Spal në Serie A.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani