Gafa më e madhe në Serie A

Publikuar më: 1/11/2022, ora 08:33

Gafa më e madhe në Serie A

Publikuar më: 1/11/2022, ora 08:33

Roma fitoi 1-3 në ndeshjen e të hënës ndaj Verona-s në transfertë, por ai që ka tërhequr vëmendjen dhe është vërë viral në internet është bërë anglezi Tammy Abraham.

Ai humbi një rast të artë në minutën e 19 të ndeshjes. Pas një aksioni model, Abraham shmang bukur portierin dhe më pas edhe pse ishte i pashqetësuar nga askush, për habinë e të gjithëve, e dërgon topin jashtë portës.